Sociale 15 October 2025, 11:56 Nga VNA

Protestë kundër sekuestrimit të monopatinave para Policisë Rrugore

Ndaje në Whatsapp
Protestë kundër sekuestrimit të monopatinave para Policisë

Organizata “Qëndresa Qytetare” zhvilloi një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në zonën e Kinostudios, kundër aksionit të Policisë për sekuestrimin e monopatinave elektrike.

Protestuesit kundërshtojnë masat e marra nga autoritetet, duke argumentuar se sekuestrimi i dhjetëra monopatinave është bërë në mungesë të një akti zyrtar dhe në shkelje të të drejtës së pronës private.


Sipas organizatës, qytetarëve u janë marrë mjetet vetëm mbi bazën e një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Brendshme, pa asnjë dokument ligjor të protokolluar.

“Me qindra monopatina u janë sekuestruar qytetarëve të Tiranës mbi bazën e një urdhri në rrjetet sociale për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare. Sekuestrimi është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke i ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe duke cenuar pronën private,” – deklaron Qëndresa Qytetare.

Ky reagim vjen pas njoftimit të 12 tetorit nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike, me arsyetimin e rrezikshmërisë së tyre në trafik. Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi të gjerë mes përdoruesve të këtyre mjeteve, të cilët e konsiderojnë masën disproporcionale dhe të paargumentuar ligjërisht.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme