Sociale 6 December 2025, 15:36 Nga VNA

Progres raporti i BE për Shqipërinë: Siguria ushqimore dhe keqpërdorimi i fondeve mbeten shqetësime kryesore

Ndaje në Whatsapp

Progres raporti i BE për Shqipërinë: Siguria ushqimore dhe

Komisioni Evropian ka publikuar progres-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, duke vënë në dukje shqetësime serioze për sektorin e sigurisë ushqimore.

Raporti thekson se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm progres në kapitullin 12, Siguria Ushqimore, i cili mbetet një nga kapitujt më të vështirë për t’u përshtatur sipas standardeve të BE-së. Mungesa kryesore është regjistri i kafshëve dhe monitorimi i sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e gjësë së gjallë dhe të njeriut.

“Verifikimi dhe regjistrimi i numrit të kafshëve në nivel kombëtar vazhdoi, ka ende punë të mëdha për të përmirësuar regjistrin e kafshëve me informacion shtesë për kafshët e tjera, siç është parashikuar në akuzën e BE-së”, thuhet në raport.

Raporti thekson se Shqipëria ka vazhduar zbatimin e programeve për monitorimin e brucelozës dhe tuberkulozës në grumbujt e lopëve, por ka bërë hapa pas në luftën kundër sëmundjes së tërbimit.

“Shqipëria nuk e vazhdoi fushatën e vaksinimit kundër rabisë. Duhet të merren masa të nevojshme për të përputhur veprimet duke ndjekur qasjen rajonale për kontrollin dhe eliminimin e rabisë”, thuhet më tej.

BE gjithashtu kërkon më shumë analiza dhe ndërtimin e një sistemi të ri laboratorësh në pika kufitare.

“Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë duhen të dedikohen burime për kontrollin në kufi, në mënyrë që ato të kryhen sipas standardeve të BE-së,” theksohet në raport.

Në kapitullin 11, për bujqësinë dhe zhvillimin rural, Komisioni Evropian rikthen kërkesën për çeljen e programit IPARD. BE-ja thekson se Shqipëria duhet të rrisë kapacitetin dhe mbikëqyrjen për të fituar besimin për zbatimin e IPARD III, duke kujtuar se fondet u ndaluan tre vite më parë për shkak të keqpërdorimeve, kur paratë e qytetarëve europianë u përdorën nga elementë të botës së krimit, e jo nga fermerët.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme