Sociale 9 September 2025, 07:56 Nga VNA

Policia me masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Letoni në “Arenën Kombëtare”

Ndaje në Whatsapp
Policia me masa të rrepta sigurie për ndeshjen

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri–Letoni, që zhvillohet sot në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Forcat e rendit do të shoqërojnë futbollistët e të dy ekipeve dhe do të sigurojnë kontrolle të detajuara në stadium për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara. Në qytet dhe rreth stadiumit do të ketë patrullime dhe kufizime të qarkullimit, ndërsa parkimi i tifozëve do të organizohet në pika të posaçme.

Për shkak të masave të sigurisë, më 9 shtator, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore kryesore pranë stadiumit, duke përfshirë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, rrugën “Dervish Hima” dhe rrugë të tjera përreth.

Po ashtu, Policia paralajmëron se do të përdorë pajisje anti-dronë dhe se çdo akt dhune apo përdorim i lëndëve piroteknike do të ndëshkohet sipas ligjit. Hyrja në stadium nis në orën 18:00, dhe tifozët këshillohen të mos publikojnë biletat në rrjetet sociale për të shmangur falsifikimet. Masat janë marrë në bashkëpunim me FSHF-në, UEFA-n, Gardën e Republikës dhe shërbimet e emergjencës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme