Sociale 9 August 2025, 08:30 Nga VNA

Policia bllokon ambientet e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare; reagime nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Policia bllokon ambientet e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare;

Forcat e Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së medias News24, duke kërkuar lirimin e ambienteve ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Sipas mediave, ndërhyrja është bërë pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, ndërsa policia po pengon hyrjen e gazetarëve në ambientet e redaksive.

Në krye të uniformave blu raportohet se ndodhet Ardi Veliu, i cili si drejtues i shoqërisë “KAYO” pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar duke cilësuar këtë veprim si shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Organizata kërkon ndërprerjen e menjëhershme të aksionit, garantimin e aksesit të gazetarëve në ambientet e punës dhe respektimin e standardeve demokratike për lirinë e medias.

Në deklaratë, Asociacioni bën thirrje që çdo konflikt me televizionet private të zgjidhet me mirëkuptim dhe jo me përdorim force, dhe kërkon nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të monitorojnë dhe reagojnë ndaj situatës.

Ende nuk ka pasur një përgjigje zyrtare nga autoritetet mbi arsyet e këtij veprimi.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme