Sociale 12 December 2025, 07:48 Nga VNA

"Plagët në tru”: Format e fshehta të seksizmit që dëmtojnë shëndetin e grave

Ndaje në Whatsapp
"Plagët në tru”: Format e fshehta të seksizmit që

Një sërë studimesh të reja tregojnë se edhe format e padukshme të seksizmit në përditshmëri kanë pasoja të thella psikologjike dhe fizike te gratë – deri te ndryshimet në strukturën e trurit.

Ekspertët theksojnë se stresi i vazhdueshëm nga ngacmimet, nënvlerësimi apo trajtimi si inferior ndikon tek shëndeti mendor dhe fizik. Një studim me mbi 7,800 skanime truri në 29 vende zbuloi se gratë që jetojnë në shoqëri me pabarazi të lartë gjinore kanë pjesë të korteksit më të holla – zona që lidhen me kontrollin emocional, rezistencën ndaj stresit dhe çrregullimet si depresioni e ankthi. Studiuesit e quajnë këtë “një shenjë në tru” që lë pabarazia.

Këto efekte nuk shfaqen në të njëjtën masë tek burrat dhe zvogëlohen ndjeshëm në vendet më të barabarta gjinore.

Ndikimi i seksizmit shfaqet edhe vite më vonë: kërkimet në Mbretërinë e Bashkuar treguan se gratë që kanë përjetuar diskriminim gjinor kanë nivele më të larta stresi, më shumë probleme të shëndetit mendor, vetmi dhe kënaqësi më të ulët me jetën.

Përveç anës psikologjike, gratë përballen edhe me trajtim të pabarabartë në sistemin shëndetësor. Studimet tregojnë se në urgjenca gratë marrin më pak medikamente kundër dhimbjes krahasuar me burrat, edhe kur simptomat janë të njëjta.

Sociologët e quajnë këtë “seksizëm strukturor” – pabarazi të të ndërtuara në institucione që prekin pagat, autonominë, sigurinë dhe qasjen në shërbime shëndetësore. Ekspertët theksojnë se kjo dëmton jo vetëm gratë, por edhe burrat, të cilët shpesh mbajnë rolet rigide të “maskulinitetit tradicional”, që lidhen me rrezikshmëri më të lartë, varësi dhe probleme të shëndetit mendor.

Hulumtimet tregojnë se vendet që investojnë në barazi gjinore – përfshirë leje prindërore për të dy prindërit dhe politika sociale mbështetëse – përfitojnë në të gjithë shoqërinë, me përmirësim të shëndetit publik dhe ulje të kostove sociale.

Studiuesit thonë se ndërgjegjësimi, sfidimi i stereotipeve dhe më shumë politika pro-barazisë janë thelbësore për të minimizuar këto pasoja. Por prova shkencore mbetet e qartë: seksizmi i përditshëm mund të dëmtojë shëndetin e grave deri në nivel neurologjik, duke treguar se sa larg është ende barazia.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme