Sociale 28 November 2025, 20:40 Nga VNA

Pianisti shqiptar performon në piano këngën e njohur të Vaçe Zelës në mes të Mynihut në ditën e Pavarësisë

Ndaje në Whatsapp

Pianisti shqiptar performon në piano këngën e njohur të

Një dhuratë të veçantë për Shqipërinë në 113-vjetorin e Pavarësisë e pati pianisti Azem Haziri, i cili performoi në piano këngën e njohur të Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, në mes të Mynihut, në Gjermani.

Festa e Pavarësisë është një datë historike që ringjall më shumë se kurdoherë tjetër ndjenjën patriotike brenda zemrës së çdo shqiptari. Në këtë ditë të shenjtë, emocionet janë më të forta për diasporën shqiptare, e cila, larg vendit, ruan një mall të veçantë për atdheun dhe ndjen një lidhje të thellë me Shqipërinë, pavarësisht se jeton dhe punon në vendet e huaja.

Performanca e Hazirit në piano u prit me entuziazëm nga bashkëatdhetarët në Mynih, duke rikthyer përmes muzikës krenarinë, dashurinë dhe emocionet e veçanta që kjo ditë historike sjell për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

 “Dashunia për atdhe ndjehet ma tepër në mërgim, prandej këtë dashuni ruje edhe kur të kthehesh n’ vendin t’and. Po ku ka si ti o Shqipëria ime. Urime 28 Nëntori”,- shkruan Haziri.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme