Sociale 25 February 2026, 13:13 Nga VNA

Përplasje mes banorëve të Rrjollit dhe policisë, një prej protestuesve humb ndjenjat

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes banorëve të Rrjollit dhe policisë, një

Sërish tensione mes banorëve të Rrjollit dhe forcave të policisë në kantierin e ndërtimit ku po ndërtohet një resort. Banorët janë rikthyer në kantier për të protestuar, ndërsa një prej tyre është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë përplasjes.

Mes protestuesve, të cilët po kundërshtojnë ndërtimin, janë parë edhe gra që përballen me policinë.

Mëngjesin e sotëm, banorët e Rrjollit ishin para Drejtorisë së Policisë së Shkodrës për të kërkuar lirimin e 6 protestuesve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri sa të mbrohen tokat e tyre.

Banorët shprehin shqetësimin e vazhdueshëm për ndërtimet që po ndryshojnë peizazhin dhe pronësinë e tokave të tyre, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme