Sociale 23 January 2026, 17:00 Nga VNA

“Përdoren edhe për të pastruar para”, Për çdo 400 shqiptarë ka një shoqatë

Ndaje në Whatsapp
“Përdoren edhe për të pastruar para”, Për

Pjesa më e madhe shoqata, ndjekur nga fondacionet e qendrat... për çdo 400 shqiptarë ka tashmë një organizatë jo-fitimprurëse. Me qëllimin kryesor të mbrojtjes së të drejtave të individëve, “biznesi” o OJF-ve marrë hov si kurrë më parë. Në total, në vend numërohen 5 mijë e 761 të tilla.

“Janë shumë faktikisht pasi OJF-të aktive, domethënë ato që kanë vërtetë impakt në jetën e përditshme mund të numërohen me gishtat e duarve dhe nuk e kalojnë një numër dyshifror”, thotë për A2 CNN Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Të dhënat tregojnë se vetëm në pesë vitet e fundit janë krijuar 804 organizata të reja jo-fitimprurëse. Në gati 6 mijë organizatat jo-fitimprurëse punojnë pak më shumë se 9 mijë individë. Megjithëse në rritje, ky numër tregon për një raport të ngushtë mes subjekteve të regjistruara dhe personave kontribuues. “Ka qenë një biznes i mirë për Shqipërinë. OJF-ja është parë...fakti që Shqipëria erdhi nga komunizmi dhe pati një periudhë tranzicioni, kjo gjëja synoi të rriste kapacitetin absorbues të shoqërisë që të arrinim nivelin e civilizimit të vendeve të tjera”, thotë Soko.

“Përdoren edhe për të pastruar para”, Për

Për shkak edhe të statusit ligjor, organizatat jo-fitimprurëse në vend kontrollohen pak. Gjatë gjithë vitit të shkuar administrata tatimore kreu vetëm 13 kontrolle në këto etnitete. Në vitin 2019, Moneyval ngriti shqetësimin se organizatat jo-fitimprurëse përmbanin risk të lartë të pastrimit të parave.

SPAK thotë se ka zbuluar një skemë të ngjashme korruptive, krijuar mes kompanive dhe organizatave jo-fitimprurëse të bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. “Ky është fakt. OJF-të janë përdorur për të pastruar para duke shfrytëzuar atributet që vijnë si pasojë e fondeve me origjinë të panjohur”, thotë Soko.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se pjesa më e madhe e OJF-ve në vend, mbi 62 për qind janë përqendruar në kryeqytet, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Fieri. Numri i tyre prite të rrudhet në vijim pas pezullimit dhe ndërprerjes të fondeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra. (A2 Televizion)

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme