Sociale 26 March 2026, 10:49 Nga VNA

Paturpësia për të pranuar mungesën e ilaçeve dhe mos bërjen e analizave, si normalitet....

Ndaje në Whatsapp
Paturpësia për të pranuar mungesën e ilaçeve dhe mos

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala doli sot përpara gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë për të njoftuar një vendim i cili do të përmirësojë sipas saj gjendjen e ilaçeve në spitale.

Fjalët e ministres ishin mjeshtërisht të përzgjedhura për të mos thënë asgjë, se si në fakt do të zgjidhet ky problem, dhe po aq mbresëlënëse ishin deklaratat e saj për të pranuar si normalitet mungesën e ilaçeve.

‘Ka pasur mungesa barnash, po ka pasur gjithmonë e më pak.  Synojmë që mungesat të jenë...të mos ketë mungesa të themi. Jemi involvuar të gjithë bashkë për të zgjidhur probleme konkrete në tërësi’,-tha Ministrja Sala.

Ajo u pyet nga gazetarët se në spitalet tona, pas datës 20 të muajit, nuk bëhen më analiza bazë për pacientët, dhe përgjigjja e hatashme e ministres Sala ishte se do ta zgjidhte këtë problem me metoda kërkimore brenda vitit.

‘Fuqia e të dhënave është shumë e madhe dhe kemi mbledhur të dhënat, se pa to nuk kryejmë dot analiza. Analizat nuk duhet të mungojnë. Ne këtë po e adresojmë dhe do të zgjidhim brenda këtij viti’.

Në përfundim, të gjithë atyre që sëmuren pas datës 20 të çdo muaji, ju urojmë fat në sektorin privat, dhe nëse keni fat të sëmureni para kësaj data, mund të ketë ende fonde në dispozicion për ju.  

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme