Sociale 3 September 2025, 19:27 Nga VNA

Pas Kroacisë, edhe Bosnja denoncon nivel të lartë pesticidesh në pjeshkët shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Pas Kroacisë, edhe Bosnja denoncon nivel të lartë pesticidesh

Pas paralajmërimeve nga Kroacia, edhe Bosnja dhe Hercegovina ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e produkteve bujqësore nga Shqipëria. Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnjës njoftoi se pjeshkët shqiptare të importuara në tregun vendas përmbajnë nivele të larta të substancës së ndaluar klorpirifos, një pesticid që përbën rrezik të madh sidomos për fëmijët.

Sipas autoriteteve boshnjake, analizat laboratorike u kryen në kuadër të Programit për Kontrollin e Mbetjeve të Pesticideve në ushqimet me origjinë bimore dhe shtazore. Rezultatet treguan se pjeshkët e klasit II të vitit 2025, me origjinë nga eksportuesi shqiptar ZHAKU METUSHI (Suk 1, Strum), dhe të importuara nga kompania Sejo prom doo në Sarajevë, përmbanin mbetje të klorpirifosit në nivele që tejkalojnë normat e lejuara.

“Përdorimi i kësaj substance është i ndaluar në Bosnje, dhe konsumi i saj nga fëmijët përbën një rrezik serioz shëndetësor”, theksoi Agjencia për Sigurinë Ushqimore. Një vlerësim i shpejtë i rrezikut ka konfirmuar se nivelet e zbuluara të klorpirifosit tejkalojnë ndjeshëm dozën e pranueshme ditore.

Autoritetet boshnjake kanë njoftuar organet përkatëse të inspektimit për marrjen e masave të mëtejshme, ndërsa media vendase thekson se klorpirifosi nuk figuron në listën e substancave të lejuara për përdorim në produktet fitofarmaceutike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme