Sociale 17 April 2026, 15:36 Nga VNA

Pas flakëve, banorët e pallatit të djegur përballen dhe me vjedhje

Ndaje në Whatsapp
Pas flakëve, banorët e pallatit të djegur përballen dhe me

Tre ditë pas zjarrit që përfshiu pallatin “Arlis” në Tiranë, banorët e prekur po përballen me një tjetër problematikë serioze, përtej dëmeve të shkaktuara nga flakët: vjedhjen e materialeve dhe sendeve të mbetura në banesat e dëmtuara.

Sipas denoncimit të bërë nga Besfort Kryeziu, në ambientet e pallatit të djegur janë konstatuar persona të paautorizuar që hyjnë dhe marrin materiale të riciklueshme, si dhe pjesë të orendive elektro-shtëpiake që kanë mbetur ende në vendngjarje.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e sigurisë dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Shtetit për të vendosur patrulla në zonë. Ata theksojnë se, përveç humbjeve nga zjarri, po u shtohet edhe dëmi nga grabitja e asaj që ka mbetur.

Sipas tyre, autoritetet duhet të kishin marrë masa të menjëhershme duke rrethuar pallatin dhe duke ndaluar çdo person të paautorizuar të afrohej pranë banesave të dëmtuara, me qëllim ruajtjen e pronës dhe garantimin e sigurisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme