Sociale 10 August 2025, 12:23 Nga VNA

Pas 30 vitesh pa ujë të pijshëm, banorët e fshatit Zvezdë në Maliq organizojnë protestë

Ndaje në Whatsapp
Pas 30 vitesh pa ujë të pijshëm, banorët e fshatit

Banorët e fshatit Zvezdë, në komunën e Maliqit, dolën të dielën në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm që po i rëndon prej tre dekadash. Ndërkohë që së fundmi po bëhen investime në ndërtimin e një ujësjellësi të ri, banorët shprehin pakënaqësi për mënyrën se si po zhvillohen punimet.

Ata theksojnë se investimi po realizohet pa një plan të qartë dhe i mungon cilësia, ndërkohë që mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza vazhdon të jetë problem i pazgjidhur për komunitetin.

Gjithashtu, banorët ankohen se përfaqësuesit lokalë nuk kanë treguar interes për shqetësimet e tyre dhe shprehin shqetësimin se pavarësisht investimeve të fundit, situata me ujin mund të mbetet e njëjtë për shkak të punimeve të papërfunduara dhe të dobëta.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme