Sociale 28 April 2026, 15:38 Nga VNA

Pagat, të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20 aplikime për një vend pune

Ndaje në Whatsapp

Pagat, të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20

Puna në shtet po bëhet gjithmonë e më e preferuar dhe duket se përtej “rehatisë” që citohej dikur rëndom si arsye në bisedat e përditshme, duket se rol po luan trajtimi më i mirë financiar. Zyrtarisht Instituti i Statistikave raportoi në mars se shteti paguan 30 për qind më shumë se privati duke thelluar hendekun në vitin që lamë pas.

Raporti Vjetor 2025 i Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregon një rritje të ndjeshme të interesit për punësim në shërbimin civil, ndërsa paralelisht është shënuar një rënie e dorëheqjeve dhe largimeve nga sistemi.

Mesatarja e aplikantëve për çdo pozicion pune arriti në 20 gjatë vitit 2025, nga 17.55 një vit më parë. Për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kjo mesatare u rrit në 23.4 aplikantë për vend pune, nga 20.3 në vitin 2024, duke sinjalizuar rritje të konkurrencës për hyrje në administratë.

Në të njëjtën kohë, dorëheqjet u tkurrën me 19.3%, duke rënë nga 140 raste në vitin 2024 në 113 në vitin 2025. Edhe numri total i lirimeve nga shërbimi civil shënoi rënie të ndjeshme me 32.8%, nga 396 në 266 raste.

DAP e lidh këtë dinamikë me konsolidimin e procesit të rekrutimit dhe rritjen e transparencës. Në raport theksohet se proceset janë përmirësuar përmes “implementimit të masave për thjeshtimin e procesit dhe rritjen e transparencës, nëpërmjet portalit online të rekrutimit për aplikantët”, si dhe përmes publikimit të materialeve orientuese dhe pjesëmarrjes në panaire pune.

Paralelisht me këtë trend, viti 2025 u shoqërua edhe me zbatimin e reformës së pagave në administratën publike, përfshirë rritjen e pagave që hyri në fuqi më 1 korrik për të gjithë administratën. Kjo reformë ka rikonfiguruar pozicionin e sektorit publik në tregun e punës, duke e bërë atë më konkurrues për profesionistët.

Në një ekonomi ku sektori privat vijon të përballet me mungesë fuqie punëtore dhe emigracion të lartë, administrata publike po shfaqet gjithnjë e më qartë si një nga punëdhënësit më të preferuar në vend./Monitor.al/

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme