Sociale 28 April 2026, 11:59 Nga VNA

Pa drita prej dy javësh, banorët e “Skënderbej” në Elbasan dalin në protestë: Rrezikohet jetesa dhe bizneset

Ndaje në Whatsapp
Pa drita prej dy javësh, banorët e “Skënderbej”

Protesta e banorëve të lagjes “Skënderbej” në Elbasan, paraditen e kësaj të marte, ka nxjerrë në pah një situatë të rëndë që prej dy javësh po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të rreth 300 familjeve.

Pa energji elektrike dhe, si pasojë, edhe pa furnizim të rregullt me ujë, banorët thonë se janë detyruar të përballen me kushte minimale jetese, duke e kthyer një problem teknik në një krizë të mirëfilltë komunitare.

Të mbledhur në protestë, ata shprehen të revoltuar për mungesën e zgjidhjes, ndërsa theksojnë se, pavarësisht ankesave pranë OSHEE, përgjigjja ka qenë e njëjtë: ndërprerjet lidhen me punimet në rrjet dhe situata pritet të zgjasë të paktën deri më 4 maj.

Goditje të fortë ka marrë edhe biznesi i vogël në zonë. Pronarët e dyqaneve ushqimore raportojnë se frigoriferët qëndrojnë të fikur për orë të tëra, duke rrezikuar prishjen e produkteve dhe humbje ekonomike.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme