Sociale 31 July 2025, 10:35 Nga VNA

“Nuk jemi armiqtë tuaj”: Bizneset e pedonales në Korçë kundërshtojnë lirimin e hapësirave publike në mes të sezonit turistik

Ndaje në Whatsapp
“Nuk jemi armiqtë tuaj”: Bizneset e pedonales në

 

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar me mesazhe të forta kundërshtie ndaj urdhrit për lirimin e hapësirave publike, një vendim që u erdhi vetëm 4 ditë para afatit final dhe pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Në xhamat e lokaleve janë vendosur fletë me thirrje si:

 


???? “Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”

???? “A ka partneritet pa konsultim?”

???? “Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik”

 


Tregtarët shprehen se mungesa e dialogut, prepotenca e institucioneve dhe vonesa në njoftim dëmtojnë rëndë aktivitetin e tyre ekonomik, në një periudhë kur fitimet nga turizmi janë jetike për mbijetesën vjetore të shumë prej tyre.

Ata kërkojnë shtyrjen e afatit dhe hapje të një dialogu real me institucionet, për të gjetur një zgjidhje që nuk penalizon bizneset vendase në një qytet simbol të turizmit shqiptar.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme