Sociale 18 September 2025, 23:20 Nga VNA

Nuk dihet ku shkuan 20 mijë tonë” – Gazetarja e BIRN alarmon: Kurum mund t’i ketë groposur mbetjet e rrezikshme në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Nuk dihet ku shkuan 20 mijë tonë” – Gazetarja e BIRN

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ngritur alarmin mbi një skandal të rëndë mjedisor që lidhet me kompaninë metalurgjike “Kurum”. Sipas saj, kjo kompani ka eksportuar rreth 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme, por ende nuk dihet se ku kanë përfunduar ato.

“Mbetjet janë dorëzuar në Porto Romano dhe po merret prokuroria e Durrësit me këtë çështje. Gjithë zhurma u bë për 1800 tonë, për 110 konteinerë. Por BIRN zbuloi se Kurum kishte eksportuar 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme. Nga viti 2020, kur u vendosën filtrat, u mblodhën mbetjet e rrezikshme dhe oksidi i zinkut është një mbetje e tillë. BIRN zbuloi kërkesën e kompanisë Kurum drejtuar Ministrisë së Mjedisit për të eksportuar oksidin e zinkut. Ministria nuk ia miratoi kërkesën, pa dhënë arsye. Kurum prodhon rreth 8 mijë tonë në vit mbetje të rrezikshme”, u shpreh Gjoka. Gazetarja theksoi se më pas “Kurum” ia shiti këto mbetje kompanisë “Sokolaj” për t’i eksportuar, por pa saktësuar destinacionin final të 20 mijë tonëve mbetje të rrezikshme. “Nuk e dimë se ku kanë shkuar këto mbetje, a janë groposur në Shqipëri, apo janë hedhur në det”, tha ajo.

Sipas Gjokës, një kompani si Kurum duhet të disponojë një leje mjedisore të tipit A, por për një periudhë 4-vjeçare nuk është kryer asnjë kontroll nga shteti, duke i lënë dorë të lirë aktivitetit të saj. Kontrolli i parë i plotë ndaj kompanisë u zhvillua vetëm në shtator 2024, kur shpërtheu skandali i mbetjeve të hedhura në det. Pikërisht gjatë këtij kontrolli, sipas saj, u zbulua se ishin kryer disa transferta me kompaninë “Sokolaj”.

"Një kompani kaq e madhe nuk mund të funksionojë jashtë standardeve dhe pa monitorim. Fakti që për 4 vite nuk ka pasur asnjë kontroll tregon qartë se shteti e ka lënë të bëjë ç’të dojë”, përfundoi gazetarja Blerina Gjoka.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme