Sociale 26 December 2025, 14:53 Nga VNA

Një fëmijë trevjeçar infektohet me fruth në Tiranë, i pavaksinuar dhe i shtruar në spital prej 22 dhjetorit

Ndaje në Whatsapp

Një fëmijë trevjeçar infektohet me fruth në

Një rast me fruth është regjistruar së fundmi në Tiranë tek një fëmijë trevjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital që prej datës 22 dhjetor.

Sipas burimeve shëndetësore, fëmija ka lindur në Angli, por jetonte në Tiranë dhe rezulton i pavaksinuar me vaksinën kundër fruthit. Pas paraqitjes në spital, rasti është vënë nën hetim epidemiologjik nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas protokolleve në fuqi.

Fëmija vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij po monitorohet nga shërbimet spitalore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë këtij viti në Shqipëri janë regjistruar 18 raste me fruth, krahasuar me 24 raste në vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë konstatuar tek persona të pavaksinuar.

Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se ulja e mbulimit vaksinor po sjell rishfaqjen e rasteve me fruth në popullatë. Një nga arsyet kryesore të hezitimit të prindërve për vaksinimin e fëmijëve lidhet me pretendime të pavërtetuara mbi lidhjen e vaksinës së fruthit me autizmin, pretendime të cilat janë rrëzuar prej vitesh nga studime të shumta shkencore ndërkombëtare.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht e rrezikshme, e cila mund të sjellë komplikacione serioze shëndetësore dhe, në raste të rënda, edhe humbje jete, veçanërisht tek fëmijët e vegjël dhe personat e pavaksinuar.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme