Sociale 13 March 2026, 16:37 Nga VNA

Ngec sërish e-Albania, bizneset detyrohen të bëjnë “rojë nate”

Ndaje në Whatsapp

Ngec sërish e-Albania, bizneset detyrohen të bëjnë

Vërtet që shqiptarët i përdorin shërbimet online të e-qeverisjes më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, por si duket kjo vjen pasi brenda një dite tentohet disa herë për të marrë shërbimin (nëse ke fat dhe e merr).

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq të shpeshta dhe pa rezultat, sa kjo po i detyron ata të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të mbyllur veprime që duhet të ishin të thjeshta.

Shqetësimi për vonesat dhe pengesat në platformën e-Albania, që përdoret për kryerjen e procedurave administrative dhe ngarkimin e certifikatave, vjen sërish nga bizneset dhe kontabilistet.

Bizneset pohojnë se nuk po arrijnë të bëjnë as ndryshimet dhe shërbimet më të thjeshta, madje ato nuk mund të kryhen gjatë orarit normal, pasi platforma shpesh reagon vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

Një ndër bizneset tha se platforma nuk po funksionon si duhet që nga java e kaluar dhe përdoruesit detyrohen të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të përfunduar proceset e thjeshta.

“Nuk po arrijmë të veprojmë as për ndryshimet më të thjeshta, si p.sh për ngarkim të certifikatës. Vetëm në orët e vona të darkës, arrijmë të kryejmë ndonjë procedurë”, pohoi një prej bizneseve.

“Duhet të qëndrosh vetëm në e-Albania që të mund të mbyllesh diçka. Situatë është prej një jave e tillë”, shtoi një tjetër biznes.

Biznesit paralajmërojnë se ngadalësimi i e-Albania do të ndikojë negativisht në aktivitetin e përditshëm të tyre, me shtim kostosh dhe shpërqendrim nga objektivat.

Kjo nuk është herë e parë që bizneset në vend po hasin probleme me mosfunksionimin e shërbimeve online, përfshirë platformat e-Albania dhe Selfcare.

Për javë të tëra sistemi self-care, i cili përdoret gjerësisht nga bizneset, nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.

Ndërsa disa ditë më parë u shfaqën probleme me shumë faqe qeveritare me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) të cilat nuk arritën të hapeshin.

Probleme hasin dhe individët. Elona, që jeton jashtë shtetit, thotë se po tenton që të ngarkojë lejen e legalizimit, në mënyrë që të aplikojë për marrjen e certifikatës së pronësisë, por e ka të pamundur, pasi sistemi është shumë i ngadaltë. Do ta provoj sërish në mbrëmje” – thotë ajo./Monitor.al/

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme