Sociale 28 October 2025, 21:22 Nga VNA

Nga “Çunat e Dubait” te “Soundscapes of Albania”: Shqipëria prezantohet ndryshe në Future Hospitality Summit 2025

Ndaje në Whatsapp
Nga “Çunat e Dubait” te “Soundscapes of Albania”:

Nëse jeni mësuar të dëgjoni lajme për çunat e Dubait, këtë herë nga qyteti i famshëm vijnë lajme ndryshe. Bëhet fjalë për një projekt të madh zhvillimi, ku Shqipëria ka spikatur me prezencën e saj origjinale dhe moderne.

Në Future Hospitality Summit 2025, që po zhvillohet në Dubai, vendi ynë ka tërhequr vëmendjen me pavijonin “Soundscapes of Albania”, një bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe studios austriake Studio Precht.

Pavijoni është vlerësuar si një nga më të bukurit e samitit, duke prezantuar Shqipërinë përmes një përvoje ndijore që ndërthur imazhe arkitektonike me tingujt, kulturën dhe atmosferën shqiptare. Vizitorët përjetojnë një Shqipëri të gjallë, krijuese dhe në zhvillim, ku tradita bashkëjeton me vizionin modern të mikpritjes.

Në panelin “The Soundscapes of Hospitality” morën pjesë Michael Jalbert nga Forbes Global Properties, Adelajda Roka nga AZHT dhe Pablo Bofill nga Bofill Taller de Arquitectura. Ata theksuan se planifikimi i integruar, kornizat e qarta të investimeve dhe dizajni i udhëhequr nga komuniteti po e pozicionojnë Shqipërinë si një nga tregjet më premtuese në rajon për zhvillimin urban dhe turizmin e qëndrueshëm.

???? Me “Soundscapes of Albania”, Shqipëria fton botën të dëgjojë ritmin e saj — një vend në lëvizje, i hapur, krijues dhe gati për të ardhmen.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme