Sociale 19 March 2026, 07:34 Nga VNA

Nga importohet nafta në Shqipëri, çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Ndaje në Whatsapp
Nga importohet nafta në Shqipëri, çfarë ndodh nëse

Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazhdimisht vitet e fundit në përgjigje të shtimit të konsumit, si rrjedhojë e turizmit dhe numrit të lartë të automjeteve që po qarkullojnë në vend.

Por, cilat janë kanalet kryesore të importit në Shqipëri të arit të zi, që së fundmi po kthehet në një mall luksi për shkak të shtrenjtimit të tij në Bursa nga konflikti në Lindjen e Mesme, që u transmetua dhe në vend, me çmim që ka arritur në 200 lekë për litër, nga 175 lekë në fund të shkurtit.

Rruga që ndjek nafta për të mbërritur në Shqipëri është e gjatë. Burimi kryesor nga u furnizuan importuesit në vitin 2025, sipas të dhënave nga Doganat është Arabia saudite, nga u morën 257 mijë ton naftë, ose 35% e totalit. Nga ky shtet importojnë kryesisht “Kastrati Energy Trade”, importuesi më i madh i naftës në vend dhe “Gega Oil”, i dyti më i madh.

Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Ajo prodhon zakonisht rreth 9–11 milionë fuçi në ditë, sipas OPEC, duke qenë një nga aktorët më ndikues në ofertën globale të naftës. Importuesit pohojnë se për të mbërritur në Shqipëri anijet kalojnë përmes kanalit të Suezit dhe një bllokim i tij do të kishte pasoja të mëdha, pasi anijet do të detyroheshin ti binin rrotull, që do të shtonte kohën e udhëtimit edhe me 20 ditë, që ka kosto shtesë.

Aktualisht, Kanali i Suezit mbetet i hapur dhe funksional, por trafiku është ndjeshëm i reduktuar, pasi shumë kompani transporti po shmangin kalimin për shkak të rrezikut në Detin e Kuq dhe po devijojnë anijet rreth Afrikës.

Shteti i dytë nga importohet nafta është India, nga e cila në 2025-n u importua 16% e totalit. Edhe nga India, peshën kryesore e kanë dy importuesit më të mëdhenj, Kastrati dhe Gega. India, ndonëse nuk është ndër prodhuesit dominues të naftës bruto, është kthyer në një nga “rafineritë” e botës. Ajo blen naftë nga tregje të ndryshme, e përpunon dhe e rikthen në treg si produkt i gatshëm, shpesh drejt Europës.

Nafta që vjen nga India është pjesë e një qarku të gjatë tregtar, që nis në Lindje, kalon nëpër rafineritë aziatike dhe më pas merr rrugën drejt Mesdheut. Edhe për këto flukse, kalimi në Kanalin e Suezit mbetet hallka vendimtare./Monitor

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme