Sociale 23 October 2025, 11:56 Nga VNA

Nëntë ditë në grevë urie, naftëtarët e Marinzës i dërgojnë letër kryeministrit Rama

Ndaje në Whatsapp
Nëntë ditë në grevë urie, naftëtarët e

Pas 9 ditësh grevë urie, naftëtarët e Marinzës i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë ndërmjetësim për zgjidhjen e ngërçit mes tyre dhe kompanisë Bankers Petroleum, që administron vendburimin e naftës në Patos-Marinzë.

Në letër, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur njofton kryeministrin për gjendjen e rënduar shëndetësore të grevistëve dhe i kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore.

Kërkesat e naftëtarëve përfshijnë rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës, zbatimin e Statusit të Naftëtarit, promovimet në bazë të meritës, barazinë në shpërblime dhe uljen e diferencave ekstreme mes pagave të ulëta dhe të larta. Ata e konsiderojnë përmbushjen e këtyre kërkesave si kusht kryesor për t’u rikthyer në vendin e punës.

Gjatë grevës, vendburimi po funksionon me numër minimal punonjësish, të cilët përballen me volum të madh pune dhe orare të tejzgjatura që tejkalojnë kufijtë ligjorë, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Naftëtarët raportojnë gjithashtu intimidim nga menaxherët e kompanisë për t’u paraqitur në zyrat e tyre.

Kërkesa e tyre ndaj kryeministrit erdhi pas një takimi me përfaqësues të Bankers Petroleum, të cilët deklaruan se nuk mund të miratojnë rritje pagash për shkak të presioneve financiare, përfshirë rënien e çmimeve të naftës në 60 dollarë për fuçi dhe parashikimet për ulje të mëtejshme vitin e ardhshëm.

Naftëtarët kërkojnë nga kryeministri Rama trajtim dinjitoz, ndërmjetësim dhe zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme për situatën.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme