Sociale 9 December 2025, 18:48 Nga VNA

Në Shqipëri rritet numri i të sëmurëve kronikë por barnat e rimbursuara po “zhduken” nga lista e Ministrisë së Shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp

Në Shqipëri rritet numri i të sëmurëve kronikë por

Numri i të sëmurëve kronikë në Shqipëri po rritet nga viti në vit, por në të njëjtën kohë po ndodh një paradoks i rrezikshëm: barnat që rimbursohen nga shteti po pakësohen, ndërsa barra financiare për pacientët po rëndohet gjithnjë e më shumë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm gjatë vitit 2024 janë rimbursuar rreth 223 mijë barna më pak krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore lidhet me heqjen nga lista e rimbursimit të disa barnave të kushtueshme, të cilat përdoren për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, një nga problemet më të përhapura shëndetësore në vend.

Në total, gjatë vitit 2024 janë lëshuar mbi 1 milion receta, konkretisht 1,005,417 receta. Por edhe këtu shifrat flasin për një tkurrje reale të mbështetjes shtetërore: vlera mesatare e rimbursimit për recetë ka rënë në 3,841 lekë, nga 4,108 lekë për recetë që ishte në vitin 2023.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë deklaron se listat e barnave të rimbursuara janë zgjeruar, të dhënat që dalin nga qarkullimi real i recetave në tregun farmaceutik tregojnë një tjetër pamje: të sëmurët po shtohen, kostot për medikamentet po rriten, ndërsa mbulimi i rimbursimit po bëhet gjithnjë e më simbolik.

Në praktikë, për mijëra pacientë kronikë, rimbursimi mbulon vetëm një pjesë minimale të trajtimit, shpesh pothuajse të papërfillshme. Diferenca paguhet nga xhepi i qytetarëve, duke e kthyer sëmundjen jo vetëm në një betejë shëndetësore, por edhe në një barrë të rëndë ekonomike.

Në një vend ku plakja e popullsisë dhe sëmundjet kronike janë në rritje, tkurrja “de facto” e barnave të rimbursuara po krijon një hendek gjithnjë e më të thellë mes nevojës reale për trajtim dhe mbështetjes që ofron shteti.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme