Sociale 17 October 2025, 22:43 Nga VNA

Në Shqipëri e pushuan nga puna, Gjermania nderon me çmim integriteti ish drejtorin: Mbrojti Parkun Kombëtar të Karavastasë

Ndaje në Whatsapp
Në Shqipëri e pushuan nga puna, Gjermania nderon me çmim

Aktivisti dhe veterineri shqiptar për mbrojtjen e natyrës, Ardian Koçi, është nderuar me Çmimin EuroNatur 2025, një nga vlerësimet më prestigjioze në Europë për kontributin në ruajtjen e natyrës. Ceremonia u zhvillua në ishullin Mainau në Liqenin e Konstancës, ku çmimi iu dorëzua nga nënkryetarja e EuroNatur, Dr. Anna-Katharina Wöbse, dhe drejtori ekzekutiv Gabriel Schwaderer.

“Ky çmim është një nder i madh për mua personalisht – por edhe për të gjithë ata në Shqipëri që angazhohen për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit,” u shpreh Koçi gjatë fjalimit të tij.

Koçi u vlerësua për “përkushtimin e jashtëzakonshëm personal në mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe integritetin e treguar përballë presioneve profesionale dhe personale,” tha Gabriel Schwaderer.

Kauzat 

Ardian Koçi, me profesion veteriner, braktisi një karrierë të suksesshme në Itali për të pranuar në vitin 2013 detyrën si drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, me ftesë të qeverisë shqiptare. Në disa intervista për media, por konkretisht për VOA, ai foli për zbatimin rigoroz të ndalimit të gjuetisë dhe qëndrimin e tij të palëkundur kundër projekteve shkatërruese të turizmit masiv në park.

Pikërisht këto qëndrime të forta dhe të drejta i sollën atij jo pak kundërshti – si nga grupe të interesit lokal, ashtu edhe nga qarqe të caktuara brenda qeverisë. Në vitin 2023, Koçi u detyrua të largohej nga detyra. “Kisha më shumë frikë se mos humbja pasionin për punën, sesa vetë punën,” deklaroi ai.

Një çmim për të gjithë mbrojtësit e natyrës shqiptare

“Ky nder nuk më përket vetëm mua,” theksoi Koçi. “Ai i dedikohet të gjithë atyre që – shpesh me sakrifica personale – mbrojnë pyjet, lagunat dhe gjallesat që janë pjesë e trashëgimisë sonë natyrore.”.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga zonat më të pasura në biodiversitet në Shqipëri dhe strehë për koloninë e vetme në vend të pelikaneve kaçurrel (Dalmatian pelican). 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme