Sociale 27 January 2026, 17:27 Nga VNA

Në pediatrinë pranë QSUT-së mungojnë stolat, prindërit dhe fëmijët presin në këmbë mes fluksit të virozave

Ndaje në Whatsapp

Në pediatrinë pranë QSUT-së mungojnë stolat,

Në shërbimin e pediatrisë pranë QSUT-së, prindërit dhe fëmijët përballen me kushte të papërshtatshme pritjeje, për shkak të mungesës së stola dhe hapësirave të mjaftueshme për t’u ulur.

Në një periudhë kur virozat sezonale kanë rritur ndjeshëm numrin e vizitave dhe shtrimeve të fëmijëve, fluksi në këtë shërbim është shtuar ndjeshëm. Si pasojë, shumë prindër dhe të mitur detyrohen të qëndrojnë në këmbë për periudha të gjata, teksa presin për vizitë, analiza apo shërbim mjekësor.

VNA ka siguruar një foto nga ambientet e pritjes, e cila tregon prindër me fëmijë të vegjël në krahë, të detyruar të presin në këmbë për shkak të mungesës së ulëseve.

Sipas prindërve, situata bëhet edhe më e vështirë për fëmijët e vegjël, të sëmurë apo me temperaturë, të cilët kanë nevojë për kushte minimale rehatie gjatë pritjes. Ata theksojnë se mungesa e infrastrukturës bazë në një shërbim kaq të ndjeshëm si pediatria përbën një problem serioz dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Rritja e rasteve me viroza dhe mbingarkesa e shërbimeve shëndetësore po nxjerrin në pah jo vetëm nevojën për më shumë personel dhe kapacitete mjekësore, por edhe për kushte dinjitoze pritjeje për fëmijët dhe familjarët e tyre.

Në pediatrinë pranë QSUT-së mungojnë stolat,

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme