Sociale 17 October 2025, 07:53 Nga VNA

Në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në hotelet në Tiranë, më pak në Jug dhe Veri

Ndaje në Whatsapp
Në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në

Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt  që e vizituan Shqipërinë në muajin gusht preferuan më shumë rajonin Qendër ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani me një shifër prej 238 mijë dhe më pak Rajonin Veri dhe atë Jug.

Instituti i Statistikave konfirmoi se në muajin e 8 të vitit, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6% dhe rezidentë 21,6%. Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%.  Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,8%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,2%)” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.

“Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5%, krahasuar me 59,6% në Gusht 2024” vlerëson INSTAT.

Gushti duket të jetë një nga muajt e mirë të turizmit i cili gjatë këtij viti ka treguar një luhatje të dukshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe një imazhi të zbehur disi për Shqipërinë e lidhur kjo me mungesën e ujit dhe ndërprerjeve të energjisë në disa rajone./ Monitor

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme