Sociale 23 October 2025, 21:06 Nga VNA

Në grevë prej 9 ditësh, përkeqësohet gjendja e tre naftëtarëve

Ndaje në Whatsapp
Në grevë prej 9 ditësh, përkeqësohet gjendja e tre

Në ditën e nëntë të grevës së urisë pa afat, tre punonjës të vendburimit të naftës, Dorjan Dylmishi, Dritan Rrapushi dhe Eduart Selami, kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të luhatjeve të tensionit. Të tre janë trajtuar me injeksione nga personeli mjekësor, ndërsa Eduart Selami, në gjendje më të rënduar, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë të specializuar.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Naftës, Dritan Shahu, deklaroi se, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

“Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit, ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve. Shëndeti i atyre pak punonjësve që janë ende në punë po rrezikohet, madje edhe vetë funksionimi i vendburimit,” tha Shahu, duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të grevës.

Ndërkohë, kompania “Bankers Petroleum” vijon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke mos ofruar asnjë zgjidhje konkrete për grevistët.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme