Sociale 26 December 2025, 16:04 Nga VNA

Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët?

Ndaje në Whatsapp

Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë

Udhëtimet janë kthyer në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të jetës së qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e fundit, ku vihet re një rritje e ndjeshme e lëvizjeve turistike. Destinacionet variojnë nga vendet e rajonit dhe Europa, deri edhe më gjerë. Por cilat janë shtetet e rajonit ku shqiptarët kanë udhëtuar më shumë dhe cilat destinacione kryesojnë listën e preferencave të tyre?

Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit, shumica e shqiptarëve që kanë udhëtuar brenda rajonit kanë zgjedhur Kosovën si destinacionin kryesor. Plot 38% e të anketuarve deklarojnë se kanë udhëtuar drejt Kosovës, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me vitin e shkuar. Ky trend lidhet ngushtë me afërsinë gjeografike, lidhjet familjare, si edhe traditat dhe kulturën e përbashkët mes dy vendeve.

Në vendin e dytë renditet Mali i Zi, ku 20% e të anketuarve shprehen se kanë udhëtuar gjatë këtij viti. Kjo prirje shpjegohet kryesisht me ofertën turistike të vendit, pasi Mali i Zi mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në rajon, veçanërisht gjatë sezonit veror, falë bregdetit dhe infrastrukturës turistike.

Pas këtyre dy vendeve, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, rreth 18%, deklarojnë se kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, udhëtimet drejt vendeve të tjera të rajonit mbeten më të kufizuara. Bosnje-Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë përqindjet më të ulëta, përkatësisht me 4% dhe 2%.

Megjithatë, një shifër domethënëse është fakti se 52% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë udhëtuar në asnjë nga vendet e rajonit, çka tregon se, pavarësisht rritjes së interesit për udhëtime, një pjesë e madhe e popullsisë ende nuk përfshihet aktivisht në turizmin rajonal. Nga ana tjetë  Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë ushëtuar më shumë drejt Shqipërisë përkatësisht 66% dhe 31% e qytetarëve shprehen të kenë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin rajonal./Scan/

Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme