Sociale 12 January 2026, 08:12 Nga VNA

Ndryshimet në ligjin për klimën, si do të bëhet përshtatja nga kërkimi shkencor te financimi

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimet në ligjin për klimën, si do të bëhet

Sa herë epiqendër e ditëve bëhen fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet e fundit në disa rajone apo zjarret masivë të verës së shkuar, vëmendja kthehet gjithmonë për të gjetur përgjegjësit, por edhe për masat që mund të ishin marrë.

Së fundmi, qeveria ndërhyri në ligjin “Për ndryshimet klimatike” të cilat të publikuara tashmë në Fletoren Zyrtare, do të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji dhe parashikojnë një qasje ndaj kuadrit kombëtar, rishikimit të tij dhe masave të përshtatjes.

Konkretisht përcaktohen dokumentet kryesore që përfshijnë ndryshimet klimatike ku ndër të tjera është dhe strategjia kombëtare afatgjatë, Plani Kombëtar për Përshtatjen si dhe Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën.

Ndryshimet ligjore parashikojnë gjithashtu Ministria , në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, nëpërmjet grupit ndërministror të punës në fushën e ndryshimeve klimatike, monitoron dhe vlerëson çdo 2 vjet progresin për zbatimin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës. Strategjitë dhe planet kombëtare për ndryshimet klimatike rishikohen sipas afateve të përcaktuara si më poshtë:

a) Strategjia Kombëtare Afatgjatë për Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin me Emetim të Ulët rishikohet të paktën çdo 10 vjet; Plani i veprimit afatgjatë për zhvillimin me emetim të ulët dhe Plani Kombëtar për Përshtatjen. ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) rishikohen të paktën çdo 5 vjet; Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën rishikohet çdo 10 vjet.

Ligjit i është shtuar edhe një nen i ri sa i takon përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike ku parashikohen të gjitha elementet që ndikojnë në këtë aspekt duke nisur nga kërkimi shkencor te përgatitja institucionale dhe në fund edhe financimi i masave sipas nevojës.

“Politikat dhe kuadri ligjor, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, përmbajnë masat e nevojshme për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke përfshirë:

a) masat për zgjerimin e njohurive shkencore dhe fuqizimin e kërkimit shkencor për klimën;

b) masat për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave për ndryshimet klimatike;

c) masat për krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike;

ç) masat për përmirësimin e eficiencës dhe qëndrueshmërisë së veprimeve të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

d) masat për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve kompetente për realizimin e veprimtarisë së përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike;

dh) vënien në dispozicion të fondeve të posaçme për realizimin e masave të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike./ Monitor

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme