Sociale 26 November 2025, 09:35 Nga VNA

Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.

Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet arresti kardiak. Këngëtari ndërroi jetë në Bologna ku kishte shkuar për një koncert.  Ai nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me familjen dhe ka shkaktuar dhimbje të madhe tek fansat dhe kolegët e artistit.

Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me traditë muzikore dhe shumë shpejt u bë një nga emrat më të dashur të pop-muzikës shqiptare. Karriera e tij nisi fuqishëm në fillim të viteve 2000, duke sjellë një stil modern dhe një energji të veçantë në skenë, që e bënë idhull të rinisë.

Ai u afirmua si në tregun kosovar, ashtu edhe në atë shqiptar, duke krijuar hite të paharruara si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë këngë të tjera që u kthyen në kolona zanore të një brezi.

Këngëtari i njohur ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë, duke e bërë humbjen edhe më të rëndë për familjen dhe të afërmit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme