Sociale 23 October 2025, 19:25 Nga VNA

Ndalohen hyrja në Shqipëri e predikuesit të dyshuar për terrorizëm Imran Hosein

Ndaje në Whatsapp
Ndalohen hyrja në Shqipëri e predikuesit të dyshuar për

Një person i cilësuar si i rrezikshëm për sigurinë kombëtare është ndaluar këtë pasdite në aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për predikuesin fetar Imran Hosein, i njohur ndërkombëtarisht, i cili kishte mbërritur nga Trinidad dhe Tobago në Amerikën e Jugut me destinacion Shqipërinë.

Sipas burimeve zyrtare, autoritetet shqiptare të sigurisë kishin informacione që e lidhin Hosein me vepra të mundshme terrorizmi, çka ka bërë që policia kufitare të mos i lejojë hyrjen në territorin shqiptar.

Aktualisht, ai po mbahet në ambientet e kontrollit kufitar në Rinas, ndërsa po finalizohet procedura për kthimin e tij në vendin e origjinës.

Burime nga organet e rendit bëjnë me dije se vendimi për ndalimin e hyrjes është marrë në bazë të vlerësimeve të strukturave të sigurisë, të cilat e kanë klasifikuar Hosein si person që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme