Sociale 23 April 2026, 12:39 Nga VNA

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja, familja: varrimi u bë në heshtje sipas dëshirës së tij

Ndaje në Whatsapp

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja, familja: varrimi u bë në heshtje sipas

Është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është varrosur sot, më 23 prill 2026.

Sipas familjarëve, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në përputhje me dëshirën e vetë të ndjerit.

Në njoftim theksohet gjithashtu se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se familjarët nuk do të marrin pjesë në organizime institucionale.

“Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, thuhet në reagimin e familjes.

Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, mendimit kritik dhe studimeve albanologjike në hapësirën shqiptare. Ai njihej për veprën e tij të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe publicistikë, si dhe për angazhimin e tij në debatet intelektuale dhe politike ndër vite.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme