Sociale 1 March 2026, 21:34 Nga VNA

Ndahet nga jeta humoristi Mane Lumani, një nga “4 parodistët e Vlorës”

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta humoristi Mane Lumani, një nga “4 parodistët e

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur vlonjat i humorit, Mane Lumani. I cilësuar si një nga katër parodistët legjendarë të Vlorës, Lumani la gjurmë të rëndësishme në skenën e humorit shqiptar. Që prej vitit 2004 ai nuk fliste më, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën kordat e zërit për shkak të një mase tumorale.

Karrierën artistike e nisi në vitin 1974 si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës, ku u dallua për talentin në humor dhe aftësinë imituese. Formimi i grupit 4 parodistët e Vlorës, së bashku me Agron Hoxha, Afrim Agalliu dhe Muhamet Lika, shënoi një moment kthese për humorin shqiptar.

Grupi u bë i njohur për paroditë satirike dhe ironike që pasqyronin realitetin e kohës. Mane Lumani mbetet një figurë e paharruar e kulturës shqiptare, me një kontribut të çmuar në artin skenik.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme