Sociale 15 April 2026, 14:07 Nga VNA

Nafta e shtrenjtë redukton urbanët në Tiranë, stacionet mbushen me qytetarë në pritje të autobusëve

Ndaje në Whatsapp

Nafta e shtrenjtë redukton urbanët në Tiranë, stacionet

Stacionet e autobusëve në Tiranë janë mbushur me qytetarë që presin për të udhëtuar, ndërsa mjetet e transportit urban po qarkullojnë të tejmbushura, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen në kryeqytet.

Kjo situatë vjen pas vendimit të bërë publik nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, sipas të cilit, nga sot, flota e autobusëve të shërbimit publik do të reduktohet me 40%.

Nafta e shtrenjtë redukton urbanët në Tiranë, stacionet

Shoqatat e transportit kanë argumentuar se ky vendim është marrë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe mungesës së masave mbështetëse nga ana e qeverisë për subvencionimin e sektorit.

Fotot nga terreni tregojnë se vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi, pasi qytetarë të shumtë po presin në radhë të gjata në stacione, ndërsa autobusët që janë në qarkullim rezultojnë të mbingarkuar, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në arritjen e destinacioneve.

Nafta e shtrenjtë redukton urbanët në Tiranë, stacionet

Nafta e shtrenjtë redukton urbanët në Tiranë, stacionet

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë zgjidhje të shpejtë, ndërsa operatorët e transportit paralajmërojnë se, në mungesë të ndërhyrjeve konkrete, situata mund të përkeqësohet edhe më tej në ditët në vijim.

Nafta e shtrenjtë redukton urbanët në Tiranë, stacionet

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme