Sociale 6 March 2026, 11:54 Nga VNA

Myftiu i Vlorës reagon për kopertinën e librit të Ramës: Paraqitja e Zotit me fytyrë njeriu është provokuese dhe fyese për besimtarët

Ndaje në Whatsapp
Myftiu i Vlorës reagon për kopertinën e librit të

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhallaku, ka reaguar në faqen e tij në Facebook lidhur me kopertinën e librit “Në Sofrën e Hënës” të kryeministrit Edi Rama. Në reagimin e tij ai shprehet se, kur në emër të artit fillon të tallesh me besimin, kjo përbën një problem serioz për besimtarët.

Sipas tij, paraqitja në pikturë e një figure gjigante në qiell me pamje njeriu, ndërsa poshtë figura fetare që i drejtohen me duar të ngritura, bie ndesh me parimet e Islamit, i cili nuk lejon përfytyrimin e Zotit në formë njerëzore.

Hoxhallaku thekson se Islami është fe e njësimit të Zotit dhe se në traditën islame nuk ekzistojnë piktura të Allahut, pasi madhështia e Tij nuk mund të paraqitet me figura njerëzore. Sipas tij, paraqitja e tillë është e papranueshme dhe për besimtarët myslimanë konsiderohet provokuese dhe fyese për besimin.

“Atëherë si mund të paraqitet Zoti me fytyrë njeriu, me mjekër dhe trup, sikur të ishte një krijesë? Dhe kur kjo prezantohet në një tryezë ‘i thënçin’ iftari është akoma dhe më e pa pranueshme dhe e pa konceptueshme. E kur në këtë tryezë ka figura fetare të cilat njerëzit mund t’i shohin dhe si figurat e kopertinës së librit, kjo atëherë bëhet poshtëruese. Historia e njerëzimit na mëson një të vërtetë të hidhur: idhujtaria nuk filloi menjëherë me statuja, por filloi me imazhe dhe përfytyrime të gabuara për Zotin. Kur njeriu fillon ta vizatojë Zotin sipas imagjinatës së vet, ai e zbret Krijuesin në nivelin e krijesës”, shkruan ai në rrjetet sociale.

“Të paraqesësh një ‘zot me fytyrë njeriu’ dhe përpara tij figura fetare që luten, nuk është vetëm provokim por në të njëjtën kohë edhe ofendim”, shprehet ai.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme