Sociale 8 September 2025, 22:37 Nga VNA

Mjeku shqiptar shpëton pasagjerin gjatë fluturimit nga Tirana në Londër

Ndaje në Whatsapp
Mjeku shqiptar shpëton pasagjerin gjatë fluturimit nga Tirana në

Një ngjarje e jashtëzakonshme, por fatmirësisht me një përfundim të lumtur, ndodhi gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës, ku ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e mjekut shqiptar, Dr. Kristo Papa, shmangu një tragjedi të mundshme në ajër.

Gjatë udhëtimit, një pasagjer u përball me probleme serioze shëndetësore: humbje ndjenjash, marramendje, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe dobësi të përgjithshme, simptoma që krijuan panik dhe shqetësim në bord.

Në ato momente kritike, Dr. Kristo Papa, i cili po udhëtonte si pasagjer, u ngrit menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Me qetësi dhe profesionalizëm, ai organizoi ndërhyrjen në bashkëpunim me ekuipazhin dhe disa pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë fluturim, Dr. Papa qëndroi pranë të sëmurit, duke monitoruar nga afër gjendjen e tij dhe duke garantuar stabilitetin deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës.

Menjëherë pas mbërritjes, pacienti iu dorëzua ekipit të urgjencës britanike për trajtim të mëtejshëm.

Veprimi human dhe i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës është vlerësuar maksimalisht nga pasagjerët dhe stafi i fluturimit, të cilët e cilësuan ndërhyrjen e tij si një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të një mjeku shqiptar.

Ky rast dëshmon se profesionalizmi dhe humanizmi nuk njohin kufij, dhe se shqiptarët, si Dr. Papa, nderojnë misionin e tyre fisnik kudo që ndodhen.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme