Politika 14 April 2026, 13:52 Nga VNA

Minatori kritika në “Samitin e Diasporës”: Ju dhamë votën për statusin e minatorit, akoma asgjë. Një deputet na krahasoi me balerinët!

Ndaje në Whatsapp

Minatori kritika në “Samitin e Diasporës”: Ju dhamë

Një tjetër qytetar nga diaspora ka drejtuar kritika ndaj qeverisë në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë. Ish-minatori nga Bulqizë ngriti shqetësime lidhur me mosmiratimin e statusit të minatorit, duke theksuar se ky premtim i përsëritur që nga viti 2013 nuk është realizuar ende.

Për të treguar mungesën e seriozitetit nga ana e qeverisë, ai solli në vëmendje edhe deklaratën e deputetit socialist Vullnet Sinaj, që krahasonte këtë profesion me atë të balerinëve. 

“Unë kam punuar në minierën e Bulqizës. Nuk u miratua ligji për statusin e minatorit, është premtuar që në 2013. E kemi përgëzuar dhe e kemi votuar, se Bulqiza ka qenë e djathtë. I dhamë votën, akoma asgjë. Më e keqja, një deputet i krahasoi minatorët me balerinat e operës, një fyerje e rëndë”, u shpreh ai.

Më pas, ai vijoi me kritika për Paketën e Maleve dhe çështja e pronave. Minatori deklaroi se ka hasur vështirësi në marrjen e pronës së gjyshërve, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Në përgjigje, ministri Taulant Balla u shpreh se Paketa e Maleve synon pikërisht adresimin e problematikave të krijuara nga ligji 7501.

Ai shtoi gjithashtu se një deputet ka krahasuar minatorët me balerinat e operës, duke e cilësuar këtë një fyerje të rëndë ndaj minatorëve.

Në përfundim, ai theksoi se diaspora duhet të ketë më shumë hapësirë reale për t’u dëgjuar në këto forume, duke pretenduar se shpesh trajtohet si numër dhe jo si zë me ndikim.

Vlen të theksohet se gjatë ngritjes së shqetësimeve, qytetarit disa herë iu tentua t’i merrej mikrofoni dhe t’i hiqej fjala.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme