Sociale 20 August 2025, 21:08 Nga VNA

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën

Ndaje në Whatsapp
Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Korrik të vitit 2025 regjistrohet në 2.4%.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar gjithashtu në këtë kufi për muajin Korrik , që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë sa mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Korrikut të këtij viti janë Rumania me 6.6%, Estonia me 5.6% si dhe Mali i Zi e Serbia me 4.7% dhe 5% respektivisht.

Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet me inflacionin më të ulët me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ku për muajin Korrik regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve prej 4.6% dhe 4.3%.

Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 12 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.3% secili. “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.6% secili, “Komunikimi” me 1.4%, “Shëndeti” me 1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.8%./SCAN/

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme