Sociale 8 December 2025, 15:30 Nga VNA

Mësuesi proteston i vetëm në Kukës: Qyteti pa rini, shkollat mbyllen çdo vit

Ndaje në Whatsapp

Mësuesi proteston i vetëm në Kukës: Qyteti pa rini, shkollat

I vetëm në sheshin e Kukësit, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia protestoi këtë 8 dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, duke denoncuar gjendjen e vështirë të rinisë dhe arsimit në qytet.

Me pankarta që pasqyronin mungesën e rinisë dhe shkollave që mbyllen vit pas viti, Muslia kërkoi vëmendje për problemet që prekin të ardhmen e qytetit. Ai u shpreh se pas 35 vitesh nga ndryshimet historike të rinisë shqiptare, gjendja e qytetit është alarmante dhe me keqardhje pati një urim të dhimbshëm, “mos e paçi fatin e rinisë së Kukësit”.

Mësuesi u shpreh se politika ka premtuar zgjidhje për 35 vite, por pa rezultate konkrete, dhe bëri apel për masa që mbështesin rininë dhe arsimin në këtë zonë.

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme