Sociale 30 August 2025, 13:22 Nga VNA

Më 1 Shtator, mediat në mbarë botën në një aksion të përbashkët kundër dhunës ndaj gazetarëve në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Më 1 Shtator, mediat në mbarë botën në një aksion

Më 1 Shtator, mediat në të gjithë botën do të bashkohen në një aksion solidariteti për të dënuar dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve në Gaza, në një iniciativë të përbashkët të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Reporterëve pa Kufij dhe organizatës Avaaz.

Gaza është kthyer në një nga vendet më të rrezikshme në historinë moderne për profesionin e gazetarisë, dhe për këtë arsye, mediat ndërkombëtare do të ndërmarrin një sërë veprimesh simbolike:

-Faqe të para të zeza me mesazhe të unifikuara në mediat online
-Banderola digjitale në faqet kryesore të portaleve
-Spote dhe ndërprerje të transmetimit në ekranet televizive

Ky aksion synon të kërkojë:

-Ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve ndaj gazetarëve
-Qasje të lirë dhe të sigurt për shtypin ndërkombëtar në Gaza

Në këtë nismë tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen mediat më të njohura globale si: Al Jazeera, The Guardian, The -Independent, NPR, Mediapart, Wired, The Times of Malta, si dhe dhjetëra media të tjera nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Evropa, Amerika Latine, Zelanda e Re dhe rajone të tjera.

Ky është konsideruar një moment historik i bashkimit global të mediave në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve në zona konflikti.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme