Sociale 1 September 2025, 09:29 Nga VNA

“Mbroni gazetarët në Gaza” – Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bashkohet thirrjes globale

Ndaje në Whatsapp
“Mbroni gazetarët në Gaza” – Asosacioni i

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i është bashkuar nismës globale për të kujtuar gazetarët e vrarë në Gaza dhe për të kërkuar mbrojtjen e tyre. Përmes një deklarate, ata i kërkojnë qeverisë shqiptare të mbajë qëndrim të qartë përballë gjenocidit dhe të ngrejë zërin për lirinë e shtypit. Sot, më 1 shtator, gazetarë nga e gjithë bota përcjellin mesazhin e përbashkët: “Nuk jeni vetëm”.

Postimi

Që nga nisja e luftës, rreth 200 gazetarë janë vrarë në Gaza, duke lënë pas familje që humbën bijtë dhe bijat, fëmijë që humbën prindërit,gazetarë që humbën kolegët dhe redaksi të trishtuara e me lajme të cunguara.

Shteti i Izraelit nuk lejon asnjë media ndërkombëtare të raportojë të vërtetat nga Gaza. Ndaj barra e lajmeve nga ajo zonë lufte u ka rënë gazetarëve palestinezë që janë qëlluar dhe janë vrarë me kamerën apo telefonin ende në dorë duke raportuar në kohë reale në çdo cep të globit.

Sot, më 1 shtator, media dhe gazetarë nga e gjithë bota bashkohen për të thënë: “Nuk jeni vetëm”. Edhe Shqipëria është pjesë e kësaj nisme duke i kërkuar qeverisë të mbajë qëndrim të qartë përballë gjenocidit dhe të ngrejë zërin për mbrojtjen e gazetarëve.

Le të kujtojmë letrën e lamtumirës të gazetarit të ri të Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i vrarë në fillim të gushtit nga një sulm ajror izraelit. Ai shkruante: “Mos harroni Gazën.”

Sot, me zërat tanë të bashkuar, ne themi:
Gaza nuk harrohet. Gazetarët nuk harrohen. E vërteta nuk heshtet.

#BASHKOHU

#MbroniGazetarëtnëGaza
#LejoniGazetarëtnëGaza
#ProtectJournalistsinGaza
#LetReportersintoGaza

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme