Sociale 14 October 2025, 12:41 Nga VNA

Masa sigurie për ndeshjen Shqipëri–Jordani, kufizime qarkullimi në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Masa sigurie për ndeshjen Shqipëri–Jordani, kufizime qarkullimi

Teksa sonte zhvillohet ndeshja miqësore Shqipëri–Jordani në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë masash për garantimin e rendit dhe qetësisë publike.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Rrugët që do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve janë:

Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Gjergj Filipi”;
Segmenti pranë hotel “Marriott” që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
Të gjitha rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga hotel “Sheraton”.


Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me automjete në këto zona dhe të përdorin rrugë alternative, ndërsa tifozët ftohen të paraqiten herët në stadium për të shmangur vonesat.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme