Sociale 22 August 2025, 14:31 Nga VNA

“Maratonomaku i përjetshëm” 64-vjeçari përshkon në këmbë aksin Tepelenë–Fier për 8 orë

Ndaje në Whatsapp
“Maratonomaku i përjetshëm”  64-vjeçari

Me një qëndrueshmëri të admirueshme dhe pasion të rrallë për sportin, 64-vjeçari Ferdinand Varfi ka përfunduar sfidën e radhës personale: përshkimin në këmbë të distancës nga Tepelena në Fier, për vetëm 8 orë. Ky nuk është aktiviteti i tij i parë, por pjesë e një tradite të gjatë që ai e ka nisur që në moshën pesëvjeçare, duke e kultivuar ecjen dhe vrapin si mënyrë jetese. Edhe pse nuk ka marrë pjesë në gara zyrtare, Varfi tregon se trofetë dhe rekordet nuk do t’i mungonin nëse do të garonte në nivel kombëtar.

I njohur si “maratonomak i përjetshëm”, ai shpjegon se motivi kryesor i këtyre sfidave është dashuria dhe dëshira për t’i treguar bashkëshortes se vazhdon të jetë në formë dhe plot energji, pavarësisht moshës. Varfi ecën i vetëm, pa shoqërues, shpesh në shtigje malore, duke thyer çdo herë rekorde personale.

Pas përfundimit të kësaj maratone, 64-vjeçari shprehet se sfida e tij e ardhshme është ndërkombëtare: ëndërron të realizojë një maratonë personale në Dubai, një hap që do ta bënte të njihej edhe jashtë Shqipërisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme