Sociale 23 September 2025, 11:04 Nga VNA

Mamaja e modeles Oriola Marashi, pas rolit të kryetares së bashkisë në film, synon ta bëjë realitet

Ndaje në Whatsapp
Mamaja e modeles Oriola Marashi, pas rolit të kryetares së

Pedagogia Xhoi Jakaj, e njohur për rolin e kryetares së bashkisë në filmin “Pallati 69”, ka deklaruar se është e gatshme të kandidojë realisht për Bashkinë e Tiranës.

E ftuar në emisionin “Dita jonë”, Jakaj tha se ka aspiruar prej vitesh të angazhohet në politikë dhe se mendon se qytetet kryesore të vendit duhet të drejtohen nga figura jopartiake.

“Pse jo? Do të ishte mirë. Kam aspiruar pjesëmarrjen në politikë prej vitesh. Jam larguar pak nga politika dhe ndoshta duhet të jesh shumë në politikë aktive që të të shohin si personazh. Por unë mendoj që Tirana, Shkodra, Vlora dhe Durrësi duhet të kenë një kryebashkiak jopartiak”, – u shpreh ajo.

Jakaj tregoi gjithashtu se dikur ka qenë në listën e mundshme të kandidaturave për Bashkinë e Pukës, qyteti i saj i lindjes, duke shtuar me humor se “do ta bënte më të bukur se Tiranën” falë klimës, ujit dhe njerëzve të thjeshtë e bujarë të zonës.

“Unë e hodha, le ta marrë kush të dojë. Varet a më shohin si kandidaturë e mundur”, – tha ajo.

Xhoi Jakaj, e cila është mamaja e modeles së njohur Oriola Marashi, e mbylli me një mesazh të qartë: nëse shikohet si alternativë serioze, është e gatshme të sfidojë realitetin politik, ashtu siç e ka interpretuar në kinema.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme