Sociale 23 October 2025, 16:14 Nga VNA

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Ndaje në Whatsapp
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke tregtuar produkte bujqësore të skaduara, të cilave iu kishte ndryshuar në mënyrë të paligjshme afati i përdorimit. Si rezultat i këtij operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas kishte shitur një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore për mbrojtjen e bimëve, të cilave iu kishte shtyrë artificialisht afatin e skadencës, duke vendosur etiketa të reja me data të rreme.

Kontrollet e kryera në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së zbuluan në magazinën e tij, në zonën e Fushë-Krujës, një sasi të madhe produktesh bujqësore, të cilat kishin afat përdorimi 2 vjet nga data e prodhimit, por që ishin rishënuar me etiketa të reja që tregonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale qindra etiketa ngjitëse, në të cilat ishte ndryshuar në mënyrë të paligjshme afati i përdorimit të produkteve bujqësore, si dhe një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme