Sociale 25 November 2025, 16:08 Nga VNA

Lumi i Tiranës, Ishmit dhe Gjanicës – tre raste të rënda ndotjeje që po përkeqësohen çdo vit

Ndaje në Whatsapp

Lumi i Tiranës, Ishmit dhe Gjanicës – tre raste të

Në segmentet kryesore të Tiranës, Ishmit dhe Gjanicës, ndotja është aq e lartë sa lumi nuk funksionon më si ekosistem, por si kanal ku derdhen ujërat e patrajtuara të qyteteve. Matjet e vitit 2024 e konfirmojnë këtë situatë: në pikën L1 – Lanabregas, përmbajtja e amoniakut arrin 9.5 mg/l, ndërsa në L2 – Yrshek (Ish-Dogana) vlera ngjitet në 24.7 mg/l, një nivel që e klasifikon këtë stacion në Klasën V – gjendje e keqe, pra në kategorinë më të ulët të cilësisë së ujit. Edhe në T2 – Ura e Kamzës, vlerat janë mbi normën e lejuar. Këto nivele tregojnë se prurjet kryesore vijnë nga shkarkimet urbane që hyjnë direkt në lumë pa asnjë trajtim, duke e çuar ndotjen përtej çdo kufiri të pranueshëm.

Lumi i Tiranës, Ishmit dhe Gjanicës – tre raste të

Në shumë pika të këtyre lumenjve, ujërat e zeza derdhen pa kontroll dhe mbetjet e ngurta grumbullohen në shtrat. Në brigje gjenden inerte, plastika dhe mbetje të hedhura nga aktivitetet urbane, të cilat përfundojnë në lumë me reshjet e para. Kjo situatë përsëritet nga viti në vit dhe është tashmë një problem i konsoliduar.

Në Ishëm dhe Gjanicë, ndotja është e kombinuar: ujërat e patrajtuara të qytetit, mbetje nga zonat industriale dhe depozitime të rastësishme. Në disa segmente të Ishmit, vlerat e amoniakut janë mjaft të larta, duke e futur lumin në Klasën V – gjendje e keqe, njësoj si stacionet më të ndotura të Tiranës. Ndërkohë, në lumin Erzen, stacionet Er2 dhe Er3 renditen në Klasën III – gjendje e moderuar, që megjithëse është më e mirë, mbetet larg çdo standardi të “ujit të pastër”.

Lumi i Tiranës, Ishmit dhe Gjanicës – tre raste të

Situata rëndohet edhe nga mënyra si trajtohen brigjet: shtrati i lumenjve mbetet i ekspozuar, terracat aluviale përdoren për hedhje mbetjesh dhe nuk ka kontroll të plotë mbi aktivitetet që dëmtojnë strukturën e lumit. Në disa basene të tjera, si Drini dhe Mati, edhe shfrytëzimi i zhavorrit po shkakton probleme shtesë, duke treguar një model të përgjithshëm menaxhimi të dobët.

Lumi i Tiranës, Ishmit dhe Gjanicës – tre raste të

Të gjitha këto elemente tregojnë se ndotja në këto tre lumenj nuk është episodike. Është e qëndrueshme, e thellë dhe po rritet. Me vlera amoniaku që arrijnë deri në 24.7 mg/l, shumëfish mbi normë, dhe me segmente të tëra të klasifikuara në gjendje të keqe, situata po afrohet drejt një pikë-kthesë.

Nëse nuk ndalet shkarkimi i ujërave të zeza dhe hedhja e mbetjeve, rreziku që situata të bëhet e pakthyeshme është real.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme