Sociale 31 December 2025, 13:36 Nga VNA

Lezhë/ Persona me aftësi të kufizuar protestojnë për mosmarrjen e shpërblimit të fundvitit

Ndaje në Whatsapp
Lezhë/ Persona me aftësi të kufizuar protestojnë për

Persona me aftësi të kufizuar kanë dalë në protestë këtë të martë në qytetin e Lezhës, pas mosmarrjes së shpërblimit të fundvitit të akorduar nga qeveria shqiptare.

Që në orët e para të mëngjesit, protestuesit janë grumbulluar para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar, e cila sipas tyre ende nuk ka kaluar në llogaritë përkatëse.

Ata shprehen se ndodhen në vështirësi të theksuara ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi u pamundëson përballimin e shpenzimeve bazë, sidomos në prag të festës së ndërrimit të viteve. Protestuesit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se pagesa është jetike për familjet e tyre.

“Na u premtua shpërblimi i fundvitit, por sot jemi këtu dhe nuk kemi marrë asgjë. Me këto para mbijetonim për festat,” u shpreh një prej protestuesve.

Nga ana tjetër, përfaqësues të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë bëjnë me dije se vonesa nuk varet nga institucioni që ata përfaqësojnë. Sipas tyre, fondet përkatëse ende nuk janë lëvruar nga Thesari i Shtetit, çka ka sjellë edhe krijimin e kësaj situate dhe pakënaqësinë e qytetarëve.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme