Sociale 10 December 2025, 18:14 Nga VNA

Lahuta shqiptare bëhet pasuri botërore në UNESCO

Ndaje në Whatsapp

Lahuta shqiptare bëhet pasuri botërore në UNESCO

Arti i të luajturit, të kënduarit dhe të ndërtimit të lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është përfshirë zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në kategorinë e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.

Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në zonat rurale shqiptare, përbën një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer tradicionalisht si mjet për transmetimin e virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo trashëgimi e pasur është përcjellë brez pas brezi në krahinat e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Rugovës, Drenicës, Plavës dhe Gucisë.

Njohja nga UNESCO vjen si rezultat i një procesi të gjatë dhe rigoroz kërkimor, i udhëhequr nga studiuesit Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet lokale, përmes kërkimeve në terren dhe dokumentimit të detajuar, ata përgatitën një dosje të standardeve më të larta, e cila iu dorëzua UNESCO-s në mars të vitit 2024.

Përfshirja e lahutës në listën ndërkombëtare jo vetëm e vendos këtë traditë unike në qendër të vëmendjes globale, por edhe thekson urgjencën e ruajtjes së saj, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së një simboli të rrallë të identitetit shqiptar.

Shqipëria ka ripohuar angazhimin për mbrojtjen, promovimin dhe fuqizimin e kësaj pasurie të çmuar, duke mbajtur të hapur bashkëpunimin me Kosovën dhe aktorët e tjerë kulturorë në nivel rajonal.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme