Sociale 16 October 2025, 11:01 Nga VNA

Kur LGBT përdoret për të prishur imazhin e shkollave publike në favor të privatëve

Ndaje në Whatsapp
Kur LGBT përdoret për të prishur imazhin e shkollave publike

Në Shqipëri paska dhe një profesion të ri që quhet: “ekspert i zhvillimit të biznesit”. Personazhi në fjalë quhet Albana Murra, dhe mbrëmë në “Top Story” ka deklaruar se djalin e saj e ka çuar në shkollë private në Spanjë, në mënyrë që mos t’i ndikohet në shkollat publike fryma e martesës mes dy gjinive të njëjta.

Se çfarë lidhje ka shkolla publike me agjendën LGBT vështirë të kuptohet. E rëndësishme është që Albana na ka dhënë mbrëmë një leksion: si të ruajmë fëmijët nga kjo agjendë dhe për këtë na duhet t’i çojmë në shkolla private. Mirë do ishte që veç kësaj, si eksperte e fushës, të na tregonte edhe se si të mundemi të sigurojmë paratë për këtë, pasi në Shqipëri një shkollë private nis nga 10 mijë euro në vit e më shumë.

Përpos faktit që këto deklarata të zhurmshme më shumë se të vërteta fshehin dëshirën e madhe për protagonizëm. Sa për sqarim, meqë zonja pretendon se i përket të djathtës, ndoshta është mirë të kuptojë se edukimi i fëmijëve nis nga familja. Ajo është baza ku merret edukata, e sa për shkollën, publike apo private, në një shoqëri ku sundon ligji i xhunglës vështirë të gjesh shkollë dhe mësues që të të edukojnë fëmijët sipas preferencave.

Për të mos folur pastaj për mendjengushtësinë e dikujt që i vesh vetes titullin e ekspertes dhe flet si dikush me formim nënmesatar.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme