Sociale 9 October 2025, 18:26 Nga VNA

Kryeministri që shet përralla me Real Madrid-in, ministri që bën qoka për Dukën dhe një kampionat që s’ka as sponsorë, as besim, as shpresë

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri që shet përralla me Real Madrid-in, ministri që

Në javën që Bledi Gonxhe, ministri që është edhe për sportin, u takua me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, u luajt edhe derbi i Shqipërisë, Partizani–Tirana 0-3. Në fushë ishin 8 lojtarë shqiptarë dhe 14 të huaj. Po, sepse FSHF e ka hequr limitin e të huajve.
Por ministri i sportit nuk e di këtë. As nuk do t’ia dijë se çfarë pasojash ka.

Në një vend ku ndryshon formula e kampionatit sipas oreksit të zyrtarëve të federatës, ngrihen stadiume fantazmë që kushtojnë miliona euro si ai në Kukës, mbijetojnë klube pa bilance financiare, natyrisht që shtetit nuk i intereson heqja e limitit për të huajt. Një shtet që nuk pyet se kush i mbron sportistët e rinj, që nuk harton kurrë politika për t’i ndihmuar ata, sepse është mësuar tashmë t’i marrë të gatshëm nga bij emigrantësh nëpër botë, natyrisht që nuk ka merak për brezat e rinj.
As ministrit nuk i intereson.

Mjafton fotoja me buzëqeshjen vesh më vesh, pak rëndësi ka që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Komiteti Olimpik Shqiptar për turpin e Zotit bëjnë gjyqe dyerve të institucioneve europiane (KAS Lozanë) se nuk iu pëlqejnë ligjet e shtetit të tyre.
Ministrit nuk i intereson.

Gonxhe, me gjasë, nuk e pyeti as për emrin e stadiumit të ri. Sepse “Air Albania” është zhytur në borxhe në llogarinë e FSHF-së dhe nuk e pagoi kurrë faturën. Duka në heshtje, pa ia prishur qejfin Ramës, ia hoqi emrin. Duhej të ishin para që shkonin për sportin.
Ministrit nuk i intereson.

Kryeministri që shet përralla me Real Madrid-in, ministri që

Javën që shkoi nuk bëri foto vetëm Blendi Gonxhe me Armand Dukën, por edhe Edi Rama me Florentino Perez. Pas fotos me presidentin e Realit të Madridit, kryeministri tha se po bëhen përpjekje për të sjellë akademinë madrilene në Shqipëri.
Po me atë akademinë e Manchester City çfarë u bë?
Kryeministrit nuk i intereson.

Madje nuk i intereson as që stadiumet i ka gjithnjë e më pak, sepse njerëzit ikin, por edhe sepse nuk besojnë më futbollin që “gatuhet” prej më shumë se 20 vitesh. Për ironi të fatit, kryeministri po negocion me klubin më të marketuar dhe më të trofeshëm në planet, ndërsa kampionati i tij kombëtar (kampionati i gjithi, jo klubet veçmas) nuk ka asnjë sponsor.
Kryeministrit nuk i intereson.

Reali i Madridit është një klub që ka bilance, që jep llogari për taksat dhe që respekton ligjin. Ose ndëshkohet kur e shkel atë. Shqipëria i ka të gjitha klubet pa bilance.
Kryeministri që del në foto me Perezin dhe vesh xhupin e Bayern, thotë se lojtarët e kampionatit të vendit që drejton, paguhen si fasonë.
Kryeministrit nuk i intereson.

Reali i Madridit është klubi më me ndikim në planet, ndërsa Shqipëria ka skuadrën më të dënuar në planet për trukime (Skënderbeun).
Kryeministrit nuk i intereson.

Reali i Madridit funksionon si një kompani gjigante në tregun e lirë, ndërsa klubet në Shqipëri mbahen me paratë e bashkive e të taksapaguesve, në kundërshtim me një ligj të miratuar nga vetë qeveria socialiste.
Kryeministrit nuk i intereson.

Reali i Madridit është një klub që mund të vendosë si sponsor në fanellë edhe kompani bastesh (Betwin), ndërsa në Shqipëri hyn në burg po vendose skedina. Bastet tanimë janë pronë vetëm e krimit të organizuar.
Kryeministrit nuk i intereson.

Reali i Madridit është klubi më i suksesshëm në Europë, ndërsa asnjë nga klubet shqiptare këtë verë nuk arriti të kualifikohej në fazën e grupeve, duke konfirmuar mediokritetin, varfërinë e skajshme dhe batakun ku është zhytur futbolli.
Kryeministrit, as kjo nuk i intereson.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme