Sociale 1 October 2025, 14:23 Nga VNA

Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria, ishin me pesticide

Ndaje në Whatsapp
Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga

Kroacia ka bllokuar një sasi të madhe specash me pesticide të ndaluara, që kishin hyre ne ate vend nga Shqipëria. Raportohet se specat kishin përmbajtje të pesticideve Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Aktualisht nuk dihet se sa është sasia e perimeve të bllokuara në këtë shtet. Pritet që AKU të japë një njoftim zyrtar mbi rastin në fjalë.

Kujtojmë se në fillim të shtatorit edhe Sllovenia bllokoi një sasi specash të kuq me të eksportuar nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta të pesticideve të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme